Armando Sadiku mund të jetë në treg për sa i përket merkatos së futbollit, por ka dalë nga “tregu” në lidhje me femrat, sepse tashmë ka lidhur jetën me një bukuroshe me origjinë kosovare që jeton në Gjermani, Elona.
Lajmi është konfirmuar për infoelbasani.al (portali i qytetit të Elbasanit) nga babai i Armandos, Durim Sadiku. Fejesa është kryer në 30 dhjetor me një ceremoni private, larg mediave dhe rrjeteve sociale, ndryshe nga rutina, pasi dy familjet kanë dashur të mbajnë gjithçka private.
Në këtë mënyrë, edhe Sadiku është “sistemuar”, ashtu si Taulant Xhaka, i cili është fejuar ditët e fundit, edhe ai me një vajzë shqiptare.