Djemtë e tmerrshëm të Gjirokastrës, duket si një titull filmi, por qëndron plotësisht. Me ne fund gjithçka ka marrë për mbarë në Gjirokastër dhe sot erdhi një fitore e madhe kundër Kukësit, brenda në Kukës.
Një triumf 2-1,me lojë spektakolare dhe një sulm që tashmë funksionon dhe me ne fund ka edhe fat. Leksion për ata që dyshuan pas suksesit ndaj Partizanit dhe pa turp hodhën baltë.
Kukësi është një katrahurë, humbja e radhës në Kukës tregon se nuk mjafton një pse dy afrime, tani pritet revolucion. Shumë lojtarë janë defekt largimit, trajneri nuk dihet.
Kukësi – Luftëtari 1-2
Shënues: Bakaj 65′ pen. / Abazaj 44′, Rroca 47′
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Ethemi (Peposhi 82′), Musolli, Imami (Kërkotiç 52′), Kale (Shtubina 61′), Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani, Bregu, Rroca, Abazaj (Përgjini 89′), Lamçja (Rapo 78′). Trajner: Hasan Lika
Kartonë të verdhë: Idrizi 43′, Shtubina 74′, Hoxha 78′ / Zguro 23′, Aleksi 78′