Nuk mjafton Xhaja, Flamurtarit i shkon edhe gjoba

Flamurtari-Laçi u luajt në dy ditë dhe në të dy pjesët pati gabime trashanike të arbitrit Juxhin Xhaja, i cili gaboi në penalltinë e dhënë Laçit dhe po ashtu gaboi duke mos i dhënë një penallti neto Flamurtarit. Për pasojë, edhe irritimi në stadiumin Flamurtari ishte i madh dhe nuk munguan ofendimet në kor. Këto ofendime i kanë kushtuar 2 milionë lek Flamurtarit, që këtë mënyrë ka humbur 3 pikë të arta dhe disa miliona, jo për fajin e vet.

VENDIMET

– FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.

– Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC “Flamurtari”, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *