Rama flet si drejtor sportiv me “letra”: Starova qëndron, le të jetë një sinjal për skuadrën. Nuk ka revolucion në janar

Licencohen Drejtorët e rinj sportivë. Pas një kursi intensiv dyjavor të përditshëm, sot në FSHF të gjthë pjesëmarrësit në kursin per “Drejtor Sportiv” kanë marrë edhe diplomat përkatëse, shoqëruar edhe me kartën e liçensimit.

Në ceremoninë e diplomimit të drejtorëve sportivë  ishte edhe Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili tashmë është bërë edhe ligjërisht drejtues i Partizanit. “Kjo është licenca, zyrtarizimi është bërë që më përpara”, deklaroi vëllai i Kryeministrit të vendit, i cili ka folur më pas për çështjet e Partizanit, duke nisur nga refuzimi për dorëheqjen e Starovës: “Ishte vendimi i të gjithë drejtuesve për të krijuar vazhdimësi të punës. Ishte një sinjal për t’i treguar skuadrës që ka një plan dhe fatin e trajnerëve e vendosin drejtuesit. Starova ka qenë përherë pjesë e klubit dhe do të jetë në krye të stolit edhe për ndeshjen me Vllazninë”.

Ka gjithnjë e më shumë zëra se pritet një “fshesë” në klubin e kuq, pasi shumë lojtarë kanë zhgënjyer, por Rama mohon: “Nuk largohet asnjeri. Merkatoja bëhet për t’u përmirësuar. Senatorët do të vijojnë të jenë pjesë e Partizanit. Merkatoja e janarit është merkato riparimesh”.

Partizani ka bërë kërkesë për t’iu dhënë titulli i sezonit 2015/16, q iu hoq Skënderbeut nga Komisioni i Etikës, ndërsa Rama shpjegon: “Unë e thashë që kemi bërë një kërkesë për të qenë brenda afateve ligjore, për të njohur të drejtën e Partizanit. Ne presim vendimin e KAS-it, nuk ka asnjë problem”.

Nuk mund të mos përmend edhe Luçiano Moxhi, roli i të cilit te Partizani është i paqartë tashmë dhe ndërkohë në Itali flitet për një largim të tij drejt Maltës.

“Moggi do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit dhe emërimi im nuk e përjashton atë”, deklaroi Olsi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *