Për të plotësuar këndvështrimin statistikor të sukseseve të Luftëtarit ndaj Partizanit, para se te mbërrinte te kjo fitore e djeshme 5-0, vlejnë të sillen në memorien statistikore edhe disa detaje të tjera. Fitorja e parë e gjirokastritëve në kryeqytet daton më 28.02.1972, E dyta me 08.11.1976, e treta me 23.04.1978, (të tria këto me të njëjtin përfundim 1-0). E katërta me rezultatin spektakolar e fantastik 5-2, ku pas golave të Kristaq Eksarkos e Genc Tomorit për Partizanin respektivisht ne minutat 17′ e 20′ vijoi me pas “manita” e gjirokastritëve me golat e Kallucit 31′ e 73′, Bonit 57′ e 59′ (p) dhe Seitit 65′. Ka dhe një të fundit me 29.04.1995 (2-1). Përshtypje tjetër bën fakti se në Gjirokastër për herë të fundit thellë Luftëtari ka fituar 4-0 me 23.11.1979, rekord ky që u shfuqizua me 17.12.2017 me përfundimin edhe më të thellë 5-0. Në total tani janë 14 fitore të Luftëtarit në historinë e 72 përballjeve direkte në elitë ku figurojnë edhe 13 barazime dhe tërë pjesa tjetër e fitoreve (45 të tilla) i përkasin Partizanit. Skuadra e kuqe bashkë me rezultatin e javës së shkuar ka një golaverazh 125-55 ndaj gjirokastritëve.
Përgatiti: Fatmir Efica