Humbja e turpshme (5-0), në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit ka sjellë edhe reagimin e tifogrupit “Ultras Guerrils” te Partizani, që këtë herë nuk kanë kursyer askënd, nga lojtarët te drejtuesit… Me një komunikatë të shkruar në faqen e tyre të facebook, ata quajnë “lëngoj” komponentët e klubit, lojtarë dhe drejtues…
“Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!
Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!
Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë show nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!
Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë.
Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?”