Ze Maria nuk ndalet, piketon edhe një sulmues tek ish-ekipi i vet

Xhorxh Odhiambo është afrikani tjetër që braziliani kërkon ta marrë te bardheblutë

Olsi Avdiaj
Pa kontratë dhe i lirë nga çdo detyrim prej Gor Mahias, Xhorxh Odhiambo mund të jetë blerja më e re e Tiranës. Lajmi vjen nga mediet keniane. Kështu, sulmuesi i Gor Mahias që zakonisht luan majtas, por edhe në dy pozicionet e tjera të repartit të avancuar, mund të vijë në janar te Tirana. Futbollisti aktualisht nuk ka asnjë kontratë me Gor Mahian dhe është i lirë nga çdo detyrim. Kjo e bën atë, një futbollist që mund të afrohet në ekip shumë shpejt dhe pa probleme. Në fakt, Blackberry siç e ka pseudonimin afrikani, ka tre vite te Gor Mahia, duke shënuar edhe gola pa fund. Futbollisti është lojtar i kombëtares së Kenias dhe vetëm dje ka shënuar një gol në sfidën që kenianët kanë zhvilluar me Burundin. Futbollisti ka katër vite te Gor Mahia dhe duket se do të lërë ekipin, nga një ofertë e Tiranës. Klubi Gor Mahia pranon largimin e sulmuesit që ka kontribuar jo pak këtë sezon.

Aktualisht vetëm Kenet Muguna mund të themi se është pjesë e bardhebluve nga merkatoja afrikane. Muguna, një yll në Kenia dhe tani e tutje do të jetë i Tiranës. Mesfushori, i shpallur “Futbollisti i Vitit” sezonin e shkuar në Kenia, është edhe këtë sezon në garë për çmimin e futbollistit më të mirë, pasi sërish ishte fenomenal për Gor Mahian, klubi që është shpallur sërish kampion dhe është mbreti i futbollit kenian. Te Gor Mahia luan edhe Medi Kagere, sulmues që ka luajtur pak kohë te Tirana dhe është ndër lojtarët më të spikatur në Kenia. Muguna ka kohë që kërkohet nga Tirana, me kërkesë të prerë të trajnerit Ze Maria. Muguna thuhet se është i Tiranës dhe ka firmosur një kontratë 4,5 vjeçare. Tirana ka afruar shpesh vitet e fundit lojtarë cilësorë nga Afrika, duke i shitur goxha shtrenjtë këtë verë disa prej tyre, por Muguna është ndoshta afrikani më cilësor që është veshur bardheblu. Edhe Gor Mahia ka bërë me dije se lojtari i tyre Munguna është shumë pranë Tiranës, por kenianët nuk do ta lënë të lirë pa para. Gjithsesi, do të shohim se cilët janë afrikanët që do të vishen bardheblu. Të shumtë janë emrat që qarkullojnë në ambientin e Tiranës.

Cili është afrikani?
Xhorxh Odhiambo ka luajtur katër sezone me Gor Mahian, duke u aktivizuar në 94 ndeshje e teksa ka shënuar 13 gola, dy në sezonin e fundit. Lojtari ka 15 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Kenias. Shfaqet këtë sezon si njeriu asist i Gor Mahias dhe është aktivizuar 2329 minuta. Mesataren e golave sezonin e parafundit e ka pasur 0.33 gola për ndeshje.

Skeda
Emri: Xhorxh Odhiambo Ogutu
Ditëlindja: 31 dhjetor 1992 (24 vjeç)
Vendlindja: Thur Gem, Kenya
Gjatësia: 1.75 m
Pozicioni: Sulmues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *