Është vetëm 19 vjeç, por karriera nuk i ka ecur si duhej, jo për faj të vet. Fabio Sakaj, mesfushor i talentuar i lindur dhe rritur në Itali, mbeti pa klub këtë sezon, pas Modena e tij falimentoi dhe pas shumë zvarritjesh, u zhduk si klub, duke mos e nisur fare sezonin e ri.
Në Modena Sakaj është formuar dhe ka luajtur gjithë jetën si profesionist, ndaj tashmë i duhet të nisë gjithçka nga e para. Megjithatë, talenti nuk humbet lehtë dhe tani Sakaj ka gjetur ekip të ri, sepse ka firmosur me klubin e Lega Pro, Fondi.
Sakaj mund të aktivizohet menjëherë, sepse Federata Italiane u ka dhënë leje ish-futbollistëve të Modena-s të gjejnë klub në çdo moment e të luajnë.