Kur Partizani i bën gjërat si duhet

Abazaj, Fili, Çyrbja apo ndonjë tjetër. Dëshirat e merkatos – që mbeten gjithsesi në nivel dëshirash – të dala nga goja e drejtorit të përgjithshëm Olsi Rama janë tregues i qartë i faktit që Partizani përfundimisht e ka ndryshuar kursin në merkato dhe çmenduria financiare, shoqëruar me marrje lojtarësh me profil të ulët sidomos nga Italia, është një strategji që jo vetëm nuk ka funksionuar, por duhet harruar sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këto kushte, duhet rikthyer me këmbë në tokë. Partizani është në proces rindërtimi. Telushi është sigurisht një blerje inteligjente, sepse është një lojtar që ka përvojë dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar, ndërkohë që Lukas që ka ardhur nga Maqedonia mund të përshtatet lehtë, duke pasur parasysh që rajoni ka pak a shumë të njëjtin mentalitet.

Partizani nuk e ka thënë me zë të lartë, por me sa duket do fillojë dalëngadalë të investojë te kartonët e lojtarëve 19-24 vjeç të cilët po bëjnë mirë në vend. Kjo është një strategji interesante, sepse kështu mund të merren lojtarë të aftë duke joshur klubet mëmë për t’i shitur.

Partizani nuk e ka prepotencën mediatike të viteve të shkuara. Për momentin askush nuk flet për objektiva dhe tanimë janë ndërgjegjësuar. Duhet ndërtuar një skuadër e cila të jetë e aftë që në kohëzgjatje të dhurojë rezultate sportive dhe titullin e shumë pritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online