Reali ia nxjerr inatin Apoelit, thyen një rekord në Qipro

Nuk fiton, nuk shënon, ka probleme, nuk ka stol: të gjitha janë thënë këto ditë për Realin. Fati i keq i Apoelit të Nikozisë, që sot hasi në një kundërshtar të tërbuar, që kërkonte të fitonte, por gjithashtu të shkëlqente dhe të gjente golat e munguar.

23 minuta zgjati rezistenca qipriote, sepse më pas Modriç, Benzema 2 herë dhe Naço mbyllën llogaritë që në pjesën e parë. Katër gola në 45 minutat e para, kurrë në histori Reali nuk kishte shënuar kaq shumë në një ndeshje jashtë fushe në Europë.

Në pjesën e dytë show nga Kristiano Ronaldo, autor i dy golave në 5 minuta, ndërsa për 30 minutat e fundit të ndeshjes nuk pati më gola. 98 gola me Realin për Ronaldon: asnjë futbollist nuk ka shënuar për një klub kaq shumë në Champions League (Mesi 97).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *