Beshiktashi arriti për të parën herë kualifikimin në fazën përtej grupeve në Champions League, duke shkruar historinë e tij, por ajo që të gjithë kanë dalluar, ose më saktë, u ka rënë në sy, ishte fakti që ndeshja përballë Portos është luajtur në orën 18:00 dhe jo në 20:45 siç edhe ishim mësuar të shihnim ekipet turke, në të shkuarën.
Motivi? Qëndron te personazhi VIP që ndodi sfidën në “Vodafone Arena” të Stambollit, kryeministri Reçep Taip Erdogan, që vjet në këtë kohë vendosi të largonte Turqinë nga Bashkimi Europian dhe Perëndimi, duke e afruar me Lindjen e Mesme islamike dhe Mekën.
Kështu, nga 30 tetori i vitit 2016 Turqia shkoi me orën e Mekës, teksa nëse ndeshja do të luhej në orën 20:45, atëherë do të niste në orën 22:45 në të vërtetë, në Stamboll, pasi gjithçka shkoi në +3 dhe pa ndryshuar, teksa në fakt vetëm ora që ka ndryshuar në Europë bëri që të afrohej me vetëm +2 orë Turqinë…