Lejdi Liçaj është kthyer në Vlorë këtë verë, pas një sezoni të shkëlqyer në Gjirokastër, por nuk është zgjedhje e parë e trajnerit Duro.
Megjithatë, anësori i cili luan në mbrojtje e mesfushë, është treguar profesionist i vërtetë, pa krijuar polemika, ndërsa dje u fut dhe shënoi golin më të bukur në karrierë.
Pas ndeshjes, Liçaj deklaroi: “Më bëhet qejfi shumë që ndihmova ekipin tim si zëvendësues. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe jap gjithçka që të realizojmë objektivat që kemi. Unë jam profesionist. Se kush do të luajë dhe kush lojtar është në formë e vendos trajneri. Ne duhet të zbatojmë detyrat taktike me maksimumin e efektivitetit në rolin dhe minutazhin që na aktivizon trajneri. Për ne në plan të parë është fitorja dhe jo kush luan si titullar që nga minuta e parë. Të vazhdojmë të besojmë, sepse ky Flamurtar sa vjen dhe rritet”.
Liçaj zbulon edhe një moment interesant në Lushnje: “Fëmjët e ardhur nga Vlora, që ishin në vend të tifozëve të organizuar, më thanë do të bësh gol kur u bë zëvendësimi, ndaj pas golit shkova tek ata”.