Insinje, teknologjia dhe… Zielinski… Napoli është shumë i fortë për Milanin, që nuk është dorëzuar deri në fund, por që megjithatë duhet thënë se nuk ka bërë maksimumin dhe goli i Romanjolit vetëm sa ka hapur për fare pak një ndeshje ku kuqezinjtë kanë treguar sërish limitet në lojë. Në anën tjetër, skuadra e Sarrit, duke gjetur një Insinje të frymëzuar, praktikisht duke shfryrë inatin e eliminimit të Italisë dhe vendimit të Venturës për ta lënë në stol ndaj Suedisë.
Një gol, që është konvaliduar nga VAR, pasi arbitri fillimisht e anulloi për pozicion jashtë loje, dhe një shtyllë, përveç se disa raste të bukura. Në pjesën e dytë, përpos rasteve të Milanit dhe pritjes së shkëlqyer të Donarumës ndaj Mertensit, ka ardhur edhe goli i dytë, me Zielinskin, i shërbyer më një asist magjik nga Mertnes, ka kaluar topin nën këmbët e Donarumës, duke fiksuar shifrat në 2-0.
Kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën vetëm në fund, me Romanjolin që goditi fluturimthi nga jashtë zone, por nuk mjaftoi kjo dhe 2 minuta të tjera mbi shtesën, pasi goditja e fundit e dënimit u shpërdorua nga Bilia. Kështu, për Montelën vjen humbja e gjashtë këtë kampionat, duke marrë 0 pikë ndaj ekipeve që i qëndrojnë sipër si Napoli, Juventus, Inter, Lacio, Roma, Sampdoria. Champions largohet edhe më shumë, ndërsa stoli i Montelës tashmë rrezikon shumë.