Atletiko e Madridit ka zhgënjyer sot, duke u ndalur te barazimi 0-0 në Azerbajxhan, nga Karabaku. Një barazim me shumë vlerë dhe historike (e para në grupe) për Karabakun, edhe në aspektin moral, ndërsa është një goditje e rëndë për Atletikon, që mbetet me dy pikë në 3 ndeshje në grupin C.
Skuadra e Ansi Agollit, titullar edhe në këtë ndeshje, si zakonisht, luajti një ndeshje perfekte në aspektin mbrojtës dhe gjithashtu krijoi shumë situata të rrezikshme, por i mungoi përfundimi i aksionit.
Sulmuesit e Atletikos vuajtën shumë dhe Simeone bëri me vonesë zëvendësime, që nuk sollën ndryshime. As epërsia numerike në fund nuk mjaftoi, pasi Karabaku luajti me 10 lojtarë prej minutës së 75-të, kur doli me karton të kuq Ndlovu.