(VIDEO+FOTOT) I vodhën emrin, por jo historinë dhe tifozët!

Nëse ka diçka i cili nuk duhet të humbë kurrë në jetë, ai është pasioni! Dhe, futbolli mbetet një nga sportet ku pikërisht pasioni dhe dëshira për të ndjekur ekipin e zemrës janë gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë ditën e ndeshjes dhe jo vetëm. Kategoria nuk ka rëndësi, ka rëndësi dashuria që ti ndjen për ngjyrat dhe historinë e skuadrës tënde. Po kur ta vjedhin historinë dhe ngjyrat? Atëherë, mbetet pasioni. Dhe, në Rumani, e dëshmon më së miri ndeshja e ditës së sotme.

Për shumë, e shtuna ka qenë një ditë e zakonshme për të kaluar me të afërmit, miqtë, për të drekuar, ose edhe punuar, ndërsa për 15 mijë tifozë ishte derbi mes dy ekipeve që janë injoruar në Rumani dhe që kanë histori. Luajnë në kategorinë e katërt: Rapidi dhe Steaua janë përballur për të parën herë në historinë e tyre në një… rifillim! Nga zero, por me pasion, ashtu sikurse ai i tifozëve në “Rapid Stadium”, aty ku koreografitë dhe atmosfera piroteknike ishte e mrekullueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online