Lushnja e pafat, dëmtime të rënda për Xhafën dhe Branicën

Lushnjes i ka shkuar gjithçka ters dje, pasi humbur edhe dy lojtarë titullarë për shkak dëmtimi. Branica mësohet se ka thyer klavikulën e krahut të majtë dhe e ka hedhur në allci, që do të thotë se i duhet kohë që të jetë i gatshëm për skuadrën. Por më keq është dëmtuar qendërmbrojtësi Erjon Xhafa, i cili është transportuar nga stadiumi në spital. Nga informacionet e para është mësuar se futbollisti lushnjar ka dëmtuar gjurin e djathtë. Dyshohet për një dëmtim të meniskut ose këputje të ligamentit, por gjithçka do të jetë më e qartë sot, pasi Xhafa të kryejë rezonancën. Dëmtimi në fakt duket shumë serioz dhe është mëkat, pasi Lushnja humbet një nga titullarët kryesorë të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *