U është ndaluar stadiumi dhe nuk i janë shitur bileta, por tifogrupi që dogji “Renzo Barberën” në Palermo, për sfidën e vajtjes në Itali (prej atëherë, iu ndalua kombëtarja në stadium nga federata) u shfaq edhe dje, duke bërë një postim në faqen zyrtare. Dy foto që dëshmojnë se në “Loro Boriçi”, tifozët e këtij grupimi nuk munguan. Po flasim për “Illyrian Elite”, që gjithashtu ishte i pranishëm në “Elbasan Arena”, edhe pse jashtë, për sfidën ndaj Lihtenshtejnit.