Abazaj shpërdoron, Shpresat ndalen në “thatësirë”

Pas Shqipërisë A, edhe Shpresat nuk shënojnë dot… Sëmundja për të gjetur kuadratin e portës kundërshtar duket se ka “mbërthyer” kombëtaret kuqezi, teksa U-21 i Alban Bushit, barazoi 0-0 në “Elbasan Arena” përballë Islandës, duke mos përsëritur sfidën e përpara një muaji, në Rejkjavikun e largët (2-3 jashtë fushe). Për kuqezinjtë, më i rrezikshmi ka qenë talenti i Luftëtarit, Kristal Abazaj, që megjithatë ka shpërdoruar edhe shumë përballë portës kundërshtare, si në pjesën e parë, ashtu edhe pas pushimit, sidomos me një rast kur i vetëm përballë portierit, në diagonale, ia kaloi topin sipër por pa gjetur kuadratin. Islanda, sakaq, u zgjua vetëm nga fundi, me dy goditje dënimi, ku talenti i portierit Selmani u vu në pah. Gardiani i Laçit u tregua fantastik, në dy momente, duke shmangur golin. Ramadani është ai që provon me kokë, duke mos gjetur kuadratin e portës islandeze. Në fund, Islanda mbetet me dhjetë lojarë, pas daljes me të kuq të Siguergeirson, por arbitri, pas 4 minutash shtesë mbyll takimin, me një tentativë finale të Abazajt. Shkojmë 5 pikë në grup, me katër ndeshje.

0-0

Shqipëri U21 – Islandë U21 

Shqipëria: Selmani, Maloku, Ceka, Tafa, Toli, Ramadani, Bare, Çekiçi, Abazaj, Krymi (Laci 72′), Mustafa (Hebaj 80′)

Islanda: Olafson, Sampsted, Fridrikson, S.Gudmundson, Andreson, Fridjonson (Sigurgeirson 82′) Hardaldson (Karlson 83′), A. Gudmundson, Porsteinson (Stefanson 90’+3)

Gjyqtar: Pavel Orel (Ceki)

Karton i kuq: Siguergeirson 90′

Episodet e ndeshjes

Pjesa e parë

11′ – Abazaj pasi shmang dy lojtarë, provon me një goditje me hark, por topi del ngjitur me shtyllën

12′ – Sërish lojtari i Luftëtarit, pasi Valdrin Mustafa tenton brenda zonës, ka në këmbë një penallti të lëvizsshme, por topi del mbi traun e portës

29′ – Valdrin Mustafa futet në zonë por më pas ngatërrohet përpara portierit

33′ – Magnuson provon jashtë zone, Selmani devijon në goditje këndi

45′ – Abazaj provon sërish, këtë herë me gol të pamundur, por portieri Olafson devijon në këndore

Mbyllet pjesa e parë në “Elbasa Arena”, me kombëtaren e Alban Bushit shumë kërkuese në 20 minutat e para, ku Kristal Abazaj dy herë ka shansin e mirë për të shënuar, por nuk gjen kuadratin, ndërsa Islanda zgjohet më pas dhe na vë në vështirësi, por portieri Selmani përgjigjet mrekullisht. Në fund, Abazaj rikthen kuqezinjtë në sulm, me një diagonale që gjen përgjigjen e portierit Olafson. Më parë, edhe Valdrin Mustafa provoi të shmangte portierin, por nuk e bëri dot.

Pjesa e dytë

56′ – Ashtu si e mbylli pjesën e parë, Abazaj rihap edhe pjesën e dytë me rast, duke shpërdoruar. Kalon topin mbi portierin por shumë larg kuadratit të portës islandeze

66’ – Lojtari më i rrezikshëm për kuqezinjtë, Abazaj, sërish nga jashtë zone, por nuk gjen kuadratin

68’ – Mrekulli e Selmanit. Fluturon pas goditjes së kapitenit islandez Gudmundson, që e dërgoi topin në këndin e lartë të portës kuqezi

76′ – Portieri i Laçit i thotë sërish “jo” kapitenit islandez, duke devijuar në këndore

89′ – Ramadani i pafat. Goditja me kokë e tij, pranë portës, del jashtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *