Mavraj: Tani më të bukur, por duhet rezultati!

Për RTSH Sport ka folur edhe Mërgim Mavraj, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili praktikisht tha se ishte një ndeshje e mirë, në ndryshim nga Spanja.

“Gjithmonë kemi treguar se mund të luajmë kompaktë, ndërsa me Spanjën treguam vështirësi. Qarkulluam topin sot dhe ishim të guximshëm. i krijuam shumë vështirësi italianëve, ndoshta na mungoi 5% për të arritur rezultatin. Në këtë nivel nuk është vetëm fati, duhet edhe të luftosh dhe sakrifikosh për atë gol. Nëse krijon hapësira dhe hidhesh përpara, mund të rrezikosh ndaj një ekipi si Italia”.

Krahasimi Panuçi-De Biazi

Mënyra e lojës dallon komplet. Nuk krahasohet me atë që luajtëm me De Biazin. Gabojmë nëse çdo ndeshje krahasojmë me njëra tjetrën. Të luash ndaj Spanjës dhe Italisë është ndryshe. Sot patëm mundësi të merrnim pikë, sidomos pasi Italia po kalon vështirësi. Sa i përket Panuçit, sigurisht, loja është e mirë.

Mënyra e lojës

“Pas Maqedonisë më pyetën pse ka rënë Shqipëria, ndërsa tani pse është rritur… Pra, gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Mënyra e lojës është përmirësuar, por duhet arritur edhe suksesi që kemi pasur edhe në të kaluarën, kur me atë mënyrë loje kemi qenë efikas. Ndoshta, tani jemi më të bukur, por nuk është e thënë që vijnë rezultatet. Futbolli është një sport i rezultateve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *