Vllaznia ka vijuar dje procesin stërvitor, ku kryesisht i është kushtuar rëndësi përgatitjeve për ndeshjen e sotme me Kastriotin. Skuadra krutane, në harkun kohor të katër ditëve, do të përballet me dy Vllaznitë. Sot me Vllazninë A për Kupë dhe të shtunën me Vllazninë B për kampionatin e Kategorisë së Parë. Situata ka qenë përgjithësisht ashtu si ajo e një dite më parë, ku në sektorin e infermierisë ka vijuar të qëndrojë sërish sulmuesi ganez Atsina, situata e të cilit është shqetësuese, sepse nuk dihet realisht sa gjatë do të mungojë.
Mesfushori Bardulla ka pasur një përmirësim, por jo për të qenë me grupin e parë, ndërkohë që dje me probleme shëndetësore është shfaqur edhe mbrojtësi Marku, i cili po kalon një gjendje virale. Ai e ka nisur seancën me grupin, por është detyruar ta ndërpresë në mes.