Glenti Nallbani ka bërë një analizë tërësisht ndryshe të situatës aktuale të Shqipërisë, ku shpreh disa të vërteta të mëdha që meritojnë vëmendje. I ftuar në “Supersport”, Nallbani e ka parë kështu problemin e Kombëtares. “Që të diskutoj unë Rejën është e pamundur. Ky njeri ka një CV të jashtëzakonshme si trajner dhe nuk e diskuton dot askush. Por ne jemi një rast pak ndryshe. 90% e këtyre lojtarëve që vijnë këtu, nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë, janë rritur jashtë, familjet i kanë jashtë, disa prej tyre mezi flasin shqip. Këta lojtarë njihen fare pak me njëri-tjetrin, vetëm ato pesë ditët e grumbullimit.
Prandaj duke parë këtë situatë, ne nuk duam trajner që të rri vetëm me taktikën, ne duam edhe një psikolog. Këta lojtarë duhet të ndihen njëherë të lidhur me Shqipërinë. Reja është shumë i fjetur, nuk të ndez, e shoh edhe në konferencën për shtyp. Shumë i fjetur, thotë humbëm nga ky gabim, u mundëm nga ai gabim. Shumë i qetë dhe ne nuk na shkon kjo, nuk jemi Danimarka. E duam çekiçin te koka. Mbaj mend De Biazin, kur vinte në konferencën për shtyp e dinte se kush gazetarë do të ulej dhe në çfarë karrige do të ulej, e dinte se kush gazetar do ta ngacmonte dhe çfarë pyetje kishte në kokë. U lidh shumë me ne”, tha Nallbani. /Sport Ekspres/