Skuadra durrsake ka marrë tri pikë në shtatë takimet e fundit në Superiore. Barazimi në Laç ishte sinjal pozitiv, por tani duhet patjetër fitorja
Teuta vazhdon të “lundrojë” në ujëra të turbullta prej kohësh dhe ndodhet vetëm 2 pikë sipër zonës së rënies nga kategoria. Në ndeshjen e fundit me Laçin, skuadra e trajnerit Stavri Nica nuk ia doli dot të merrte tri pikët, por barazimi mund të konsiderohet një rezultat i pranueshëm, duke qenë se është marrë në një transfertë shumë të vështirë. Ajo që vazhdon të “djegë” në kampin durrsak ka të bëjë me dy pikët e lënë ndaj Lushnjës në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të 2018-ës.
“AGJËRIMI” – Fitorja mungon që prej 19 nëntorit të 2017-ës, kur ditë në të cilën mundi Vllazninë. Saktësisht janë 80 ditë që skuadra bregdetare nuk merr një fitore në kampionat dhe në sfidën e radhës me gjirokastritet duhet t’i japë fund këtij “agjërimi” të gjatë. Tri pikë në shtatë ndeshjet e fundit janë shumë pak për një skuadër, që kërkon identitetin këtë fillim 2018-e. Duhet të themi se Teuta ka zhvilluar një ndeshje të mirë me laçianet dhe trajneri Nica pranoi se skuadra po fillon të përmirësohet, duke dhënë shpresa për një ndryshim të situatës në vazhdim, që nga kjo javë me Luftëtarin. Skuadra ka qenë e mirëvendosur në fushë, ka treguar shpirt gare dhe dëshirë për të shkuar te fitorja, por nuk ia ka dalë.
“Djemtë e detit”, nëse nuk duan të futen më keq në vorbullën e luftës për mbijetesë, duhet të mos lënë pikë në fushën e tyre dhe të marrin çfarë të mundin në trsnferta. Teuta ka vuajtur më shumë në lojën sulmuese dhe këtë gjë e tregon qartë numri i vogël i golave të shënuar. Mbrojtja duket e stabilizuar me afrimet e fundit, pasi edhe ky repart ka qenë mjaft problematik më parë. Në kampin durrsak janë të bindur se ka ardhur momenti për të marrë tri pikët. Dhe “viktima” duket se do të jetë Luftëtari, ekip që Teuta e ka mundur në javën e parë të kampionatit. Takimi luhet në Durrës dhe shanset janë të mëdha për fitore. Vetëm 3 pikët u bëjnë punë bregdetarëve.
Vetem po ja dha duka fitoren,se gjirokastres I vini anash. Por duke ditur cben duka pa dyshim nja 2 penallti per durresin dhe kartona te kuq per gjirokastren.
Pas kesaj profesor nica do thote,teuta luajti shkelqyshem