8 tetori/ Në Serbi kujtojnë fitoren e marrë në kohën e De Biazit: Kolarov dhe Ljajic heshti Shqipërinë në Elbasan (VIDEO)

Në Serbi kanë kujtuar fitoren e arritur në Shqipëri. Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Beograd, Kombëtarja do të luante në Elbasan Arena ndaj “rivalëve të përjetshëm”, për eleminatoret e Europianit të Francës. Fatkeqësisht kuqezinjtë nuk dolën me sukses në atë takim, duke u mundur me shifrat 0-2 në kohën e De Biazit.

“Kurir” e ka kujtuar këtë datë, 8 tetori i 2015. “Dita kur Kolarov dhe Ljajic heshtën Elbasanin”, shkruhet në artikull, ku sigurisht thuhet se kjo ishte më tepër se një ndeshje, ishte krenari e fituar pas asaj që ndodhi në përballjen e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *