Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Sampdorias në transfertë, duke marrë tre pikë të vlefshme në kampionatin italian. Por ajo që la mbresa në këtë takim, ishte padyshim mënyra e realizimit nga Kristiano Ronaldo.
Sulmuesi 35-vjeçar nuk di të zbehet, pavarësisht të gjitha kritikave të marrë në kohët e fundit. Një gol fantastik ka realizuar me një kërcim që do të na kujtonte atë që ndodhi përpara disa vitesh kundër Evra, ku gjunjët e portugezi janë në të njëjtën lartësi me kokën e kundërshtarit.
Njëfarë thyerje e rregullit në futboll është absolutisht e gjitha kjo, ndërsa këtë herë është faktuar se Ronaldo u ngrit 70 centimetra nga toka dhe ka arritur gjatësinë 2.56 metra nga lojtari i Sampdorias në rastin e golit. /Sport Ekspres/
Look at the leap by Cristiano Ronaldo. Easily the greatest header of the ball of all time. https://t.co/NKJ694mdZ2
— TC (@totalcristiano) December 18, 2019