Teksa bota ndodhet në një panik të madh nga Koronavirusi dhe pandemia ndodhet në zemër të Europës, ka edhe njerëz e personalitete të ndryshme që e marrin më qetë situatën. Një prej tyre është edhe trajneri shqiptar, Afrim Toverlani.
Virusi nuk po i bën aspak përshtypje trajnerit të Feronikelit, skuadra që në sezonin e shkuar u shpall edhe kampione në elitën e Kosovës. Toverlani bën një llogari fare të thjeshtë, për të treguar nëse ky lloj paniku është i ekzagjeruar apo jo, duke treguar shifra të thjeshta.
“7 miliard njerëz në botë dhe nga dy muaj e gjysmë ka 150.000 të infektuar që kur u paraqit ky virusi. Më pak se 5000 të vdekura dhe shumica e tyre nga sëmundje të tjera e nga mosha e thyer. Qetësohuni e pa panik se e gjitha kjo po më duket si një lloj biznesi e testim i njerëzimit”, shkruan Toverlani. /Sport Ekspres/