7 gola në 4 ndeshje/ Ja kush është sulmuesi që po “çmendet” me Mirel Josën, më herët nuk kishte shënuar 1 gol me Laçin

Mirel Josa ka rezultuar një “vaksinë” që shërbeu për të qetësuar Laçin. Kurbinasit po endeshin në vendet e fundit të renditjes dhe skuadra nuk kishte aspak lidhje me figurën që tregoi në Europë, ku bëri krenar të gjithë shqiptarët me Duron, megjithëse në fakt ishin po të njëjtit lojtarë në përbërje. Por Mirel Josa ka transformuar edhe sulmuesin Guindo. Deri në ardhjen e Josës në stol, Guindo ishte hija e vetvetes dhe i panjohur për tifozët e Lacit. Një sulmues që shpërdoronte pafundësisht dhe nuk kishte arritur të gjente rrjetën.

Madje edhe në kohën e Europës nuk ishte produktiv para portës, por me Duron punonte më tepër për skuadrën. Sinjalet e para Guindo i dha në debutimin e Josës ndaj Skënderbeut në atë fitore me shifrat 2-0 ku realizoi dopietë. Dy gola ka arritur që t’i shënojë Dinamos dhe Kukësit në ndeshjen e fundit, pa harruar edhe realizimin e tij ndaj Teutës. Shtatë gola për vetëm katër ndeshje dhe të gjitha kanë ardhur me afrimin e Mirel Josës, Guindo duket i transformuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *