De Biasi ka zhvilluar sot ndeshjen e parë zyrtare në krye të pankinës së Azerbajxhanit. një rikthim në drejtimin e një Kombëtareje pas eksperiencës me Shqipërinë, por që nuk shkoi aspak si e kishte menduar. Kur kronometri shënonte minutën e 26 të takimit nisin edhe dhimbjet e para të kokës për trajnerin Italian, teksa ekipi mbetet me vetëm 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes me të kuq të Emreli.
Megjithatë ai gol pak para përfundimit të pjesës së parë nga Sheydanev do të krijonte iluzionin sikur Azerbajxhani e kishte lojën nën kontroll. Por fraksioni i dytë i ndeshjes flet ndryshe, teksa vetëm 3 minuta kanë mjaftuar që Luksenburgu të barazojë shifrat, duke përfituat nga një autogol i azerëve. Ndërkohë për të përmbysur gjithçka mendon Rodrigues, që nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon të ndalë topin në rrjetë. Kështu një nisje për t’u harruar në këtë aventurë të re për De Biasin, që tani duhet të kthejë sytë nga ndeshja e radhës në mënyrë që shijojë 3 piëkt e para me Azerbajxhanin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/