Ndeshja e vitit është zhvilluar në mbrëmjen e sotme dhe ka përfunduar vetëm para pak minutash. Bëhet fjalë për përballjen e boksit mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz. Ky i fundit ka merr edhe emërtimin “trashaluqi befasuese”, për shkak të fizikut të tij, por që në ndeshjen e parë ka arritur ta mposhtë Joshuan duke i surprizuar të gjithë.
Gjithsesi 6 muaj në stërvitje ja vlejtën. Anthony Joshua i hesht të gjithë dyshuesit duke fituar “rematch-in” në Arabinë Saudite përballë Andy Ruiz, personit të cilin në ndeshjen e tyre të parë humbi me “KO”. Performancë e zgjuar e anglezit , i cili e fitoi këtë ndeshje me vendim unanim duke dominuar 10 raunde nga 12.
Taktika e tij për këtë ndeshje ishte të lëvizte shumë dhe të përdorte mirë distancën që Andy mos ta kapte përsëri në befasi, duke ia arritur qëllimit në perfeksion pasi doli pa asnjë gërvishje nga arena. /Sport Ekspres/