“5500 paund në linjën e fundit të “Wembley”, Cenolli tregon shifrat marramendëse të biletave për Angli-Itali dhe sa ka fituar UEFA

Angli-Itali është finalja e Europianit që do të zhvillohet në mbrëmjen e nesërme. Por sa kushton një biletë për të ndjekur sfidën? Menaxheri i futbollit, Mario Cenolli, ishte në një lidhje live nga Londra për emisionin “Sport Magazine”. Teksa tregon përjetimin e anglezëve për finalen, nuk lihen pa përmendur edhe shifrat marramëndëse që po fitohen nga biletat.

“Anglezët kanë që dje që kanë nisur festën. Në rrugë dëgjohet vetëm “Its coming home” dhe flamurat që valviten. Ka shumë siguri sa i përket biletave dhe nuk mund të hysh me ato fallco pasi verifikohet gjithçka. Çmimet? Atëherë në linjën e tretë të Ëembley që është në fund fare, shkon në 5500 paundë. Problemi është se nuk ka bileta më. Më pas shkon çmimi në 17.000 paund në zonën VIP. Ajo që është përfolur këto kohë, mund të themi se UEFA ka fituar në total 100.000.000 paund nga tre ndeshjet e fundit në Ëembley”, shprehet Cenolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *