70 Gola
Kanë shënuar të dyja skuadrat gjatë këtij edicioni të Champions-it. Livepuli kryeson me 40 gola, ndërsa djemtë e Zidan kanë gjetur 30 herë rrugën e rrjetës
5 Përballje
Të mëparshme kanë pasur dy ekipet, të pesta ato në Champions League, ku përsëri kryeson Liverpuli me tri fitore ndaj dy të spanjollëve
Vetëm 1 Herë
Ka arritur një ekip anglez të mundë një ekip spanjoll në një finale të kupave evropiane. Ka qenë pikërisht Liverpuli, i cili mundur madrilenët 1-0 në finalen e vitit 1981
Hera e 9-të
Që një finale Champions-i përsëritet, si dhe e treta radhazi për Realin e Madridit
Finalja e 31-të
Për skuadrën e Realit të Madridit, e cila në të gjitha kompeticionet e organizuara nga UEFA (15 Champions) (4 UEFA) (6 SupeKupa Europe) (5 SuperKupa Interkontinentale)
Finalja e 20-të
Në historinë e skuadrës së Liverpulit në kompeticionet e UEFA-s
Asnjë Lojtar
Në radhët e Liverpulit nuk ka luajtur më parë në një finale Champions-in, ndërsa te Reali plot 14 lojtarë e dinë sesi luhet dhe fitohet një ndeshje e tillë
29 ndeshje radhazi
Reali i Madridit e ka gjetur rrugën e rrjetës në një ndeshje Champions-i prej 29-ndeshjesh radhazi, hera e fundit që ata nuk arritën të shënonin ishte në gjysmëfinalen ndaj Mançster Sitit (0-0) në vitin 2016.
Efekti Klop
Së bashku me Mançester Sitin, Reali i Madridit është ekipi, që është mundur më shumë herë nga skuadrat e drejtuara nga Jurgen Klop. Rekordi i gjermanit ndaj Madrilenëve është, tre fitore, 1 barazim dhe 2 humbje
2 Herë
Është ndeshur Mohamed Salah me skuadrën e Realit të Madridit, në të dyja ndeshjet egjiptiani iku nga fusha kokulur pa arritur të shënonte në të dyja humbjet
Asnjë egjiptian
Nuk ka luajtur ndonjëherë me fanellën e Realit të Madridit
3 Gola
I ka shënuar Kristiano Ronaldo Livepulit në 11 takimet në të cilat portugezi është ndeshur kundër tyre
0 ndeshje
Ka Zinedin Zidan në karrierën e tij si lojtari, por edhe trajner ndaj Liverpulit
4 Herë
Reali i Madridit ka luajtur katër herë në Kiev, në të katërta ndeshjet kundër skuadrës së qytetit, Dinamo Kiev ku është mundur 2 herë, ka fituar 1 herë, mundur 2 herë dhe barazuar 1 herë.
Gjyqtari serb
Milorad Maziç, arbitri i takimit të nesërm ka gjykuar spanjollët në dy takime, ku kanë marrë 1 fitore dhe 1 barazim
694 Futbollistë
janë aktivizuar në total në këtë edicion të Champions-it
Ronaldo dhe Karius
Kristiano Ronaldo dhe Loris Karius janë të vetmit lojtarë të finales që kanë luajtur çdo ndeshje të Champions-it me minuta të plota
1 lojtar më shumë
Ka grumbulluar Jyrgen Klop në krahasim me listën e homologut të tij, Zidan
397 Gola
Janë shënuar deri në këtë fazë të Champions ku janë luajtur 124 ndeshje
18 Gola
Sulmuesi i Liverpulit, Firmino, ka ndihmuar skuadrën e tij në realizimin e 18 golave, 10 prej të cilëve i ka shënuar vetë, ndërsa tetë të tjerët i ka asistuar
15 Gola
Ka shënuar Kristiano Ronaldo deri më tani në këtë edicion të Champions-it, portugezi është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit prej 17 golash të vendosur po prej tij në edicionin 2013-2014
9 asiste
Ka mesfushori i Liverpulit, Xhejms Milner, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë edicion të Champions-it
I palodhuri Firmino
Roberto Firmino është lojtari me më shumë kilometra nëpër këmbë gjatë këtij edicioni të Champions-it. Braziliani ka vrapuar 119 kilometra gjatë 14 takimeve
Hera e tretë
Që skuadra e Liverpulit arrin në finale, pasi luan fillimisht në fazës e “play-off”
4 Gjermanë
Vetëm katër trajnerë gjermanë kanë arritur të fitojnë Champions-in në të shkuarën. Udo Latek, Detmar Kramer, Otmar Hicfeld dhe Jup Hajnkes. Ata së bashku kanë fituar 7 Champions
1 Gol
I ka shënuar Gareth Bejli Liverpulit në 10 takimet ku uellsiani ka luajtur kundër tyre në Angli dhe në Champions
55 Gola
Ka shënuar Karim Benzema në Champions. Francezi i duhet vetëm 1 gol për të barazuar mbajtësin e vendit të katërt në renditjen e golashënuesve, Rud Van Nistelroi
Ramos kryeson
Sergio Ramos është mbrojtësi me më shumë rikuperime topash gjatë këtij Champions-i. Spanjolli ua ka marrë topin kundërshtarëve plot 80 herë
6 Ndeshje
Në 12 ndeshet ku Loris Karius ka mbrojtur portën e Liverpulit, në gjashtë prej tyre gardiani gjerman e mbajtur rrjetën e paprekur
3 Finale
Kristiano Ronaldo është i vetmi lojtar në histori, që ka arritur të shënoj në tri finale të ndryshme Champions-i
0 Humbje
Gareth Bejl nuk ka humbur në asnjë finale ku ka luajtur me skuadrën e Realit të Madridit
89 gjuajtje
Liverpuli është ekipi me më shumë gjuajtje në portë gjatë këtij edicioni të Champions-it, anglezët kanë “shënjestruar” portën e kundërshtarëve 89 herë në 12 ndeshje, ndërsa madrilenët 84 herë
Goleadori Ramos
Serxho Ramos është mbrojtësi i pestë me më shumë gola në historinë e Champions-it me 11 gola të shënuar. Rekordi mbahet një ish-lojtar i madrilenëve, Roberto Karlos, i cili ka arritur të shënojë 16 herë
3 Gola
Karim Benzema ka arritur t’i shënojë Liverpulit tri herë në dy përballjet e mëparshme ndaj tyre
2 Herë
Liverpuli ka luajtur dy herë në Kiev, ku siguruar një fitore dhe një barazim
5 Gola
Liverpuli ka arritur të shënoj pesë gola nga goditjet e këndit gjatë këtij Champions-i
Finalja e 3-të
Kjo është finalja e tretë për Jyrgen Klop, i cili më parë ka humbur finalen me Dortmundin ndaj Bajernit dhe atë me Liverpulin kundër Seviljes në Europa League
8 Humbje
Reali i Madridit ka një bilanc pozitiv në takimet ndaj ekipeve angleze me të cilat regjistron 13 fitore dhe tetë humbje
2 Dekada
Kishin kaluar 20 vite që një koha e fundit, që një ekip kishte arritur të shkonte tri vite radhazi në finalen e Champions-it
172 Gola
Në finalet e Champions-it janë shënuar 172 gola. 39 prej tyre nga skuadra e Realit, ndërsa Liverpuli ka realizuar nëntë herë
Ronaldo mbreti i penalltive
Kristinao ROnaldo është lojtari me më shumë gola me penallti në historinë e Champions-it. Portugezi la shënuar 15 gola me penallti, katër prej të cilave gjatë këtij edicioni
Finalja e gjashtë
Kjo do të jetë finalja e gjashtë për Zinedin Zidan në krye të Realit të Madridit.
Golat nga distanca
Livepuli dhe Çelsi kanë qenë ekipet që kanë pësuar më shumë gola nga goditjet jashtë zonësh së 16 metrave. Ekipet angleze kanë pësuar gjashtë gola nga distanca
44 Pozicione jashtë loje
Reali i Madridit është ekipi që është kapur më shumë herë në pozicion jashtë loje. Ndaj madrilenëve janë dhënë 44 pozicione jashtë loje ndërsa Livepuli është kapur 27 herë në pozicion jashtë loje
51 sekonda
Livepuli është ekipi që ka pësuar golin më të shpejtë në një finale Champions-i. Në finalen e vitit 2005, Poalo Maldini çoi topin pas rrjetës së Dudek, mbas vetëm 51 sekondash
Karius ia hedh Navasit
Portieri i Liverpulit është gardiani i cili ka kotulluar më shumë topa pas goditjeve, plot 12 herë, ndërsa Navas i Realit ka kontrolluar plotësisht topin në vetëm katër gjuajte
34 Faulle
Xhejms Milner dhe Emre Xhan janë lojtarët që kanë shkaktuar numrin më të madh të faulleve. Të dy mesfushorët kanë shkaktuar nga 17 faulle secili.
Asnjë lojtar
I finales së të shtunës nuk kishte lindur kur të dy ekipet u ndeshën së bashku në finalen e vitit 1981
3 Champions
Nëse Reali do të fitojë ndeshjen e nesërme, Zinedin Zidan, do të barazojë rekordin e ish-trajneri të Liverpulit, Bob Peisli si trajneri me më shumë Champions me një ekip të vetëm