“5 minuta luajti Dinamo dhe na shënoi gol”! Trajneri i Tiranës ka besim: Do t’i kalojmë këto kohë të vështira

Tirana nuk ka arritur dot që të dalë te fitorja pas një periudhë jo të mirë rezultatesh. Bardheblutë kanë barazuar 1-1 me Dinamon. Goli i parë i avantazhit u shënua nga ana e Florent Hasanit në minutën e 40.

Barazimi u gjet me anë të Denison, falë një aksioni model të Dinamos që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme në minutën e 51. Por në të 71, Goudaby u ndëshkua me kartonin e kuq pasi mori të dytin të verdhë. Në momentin e daljes lojtari i Dinamos ka ofenduar tifozët e Tiranës dhe më pas duhej që të vraponte për të dalë nga fusha. Në fund, Tirana nuk ka arritur dot që të fitojë kundër Dinamos. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Ahmataj: “Duhej ta kishim thelluar rezultatin në pjesën e parë me mundësitë që kishim, duhet të finalizojmë para porte. Lojtarët vuajnë anën psikologjike të rezultateve negative, edhe fusha ndikoi jo pak që ne të luanim me topa të gjatë në pjesën e dytë. E pësojmë golin shumë lehtë, edhe pse ne e kemi punuar shumë këtë pjesë, por ndikon ana psikologjike. 5 minuta luajti Dinamo dhe na ndëshkoi. Do t’i kalojmë këto kohë të vështira, kemi besim”.

Mehmeti: “Dua të falënderoj të gjithë djemtë për karakterin që treguan sot në derbi, merita shkon për ta. Kartoni i kuq që ne morëm i jep më shumë vlerë pikës, por njëkohësisht edhe rezultatet jo të mira që kishte Dinamo më parë. Në aspektin psikologjik, ekipi ishte i rënë. Jam munduar që të punoj vazhdimisht me emocionet e tyre dhe ti jap besimin e nevojshëm. Kemi vërtet element të mirë në ekip. Tirana kishte mundësitë e saj, por edhe ne duhej t’i zgjidhnim më mirë disa situata para porte. Dua të kthej filozofinë e lojës së Dinamos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *