48 orë kohë për të vendosur/ Las Palmas i beson Sadikut dhe pret rinovimin, sulmuesi joshet nga propozimet e tjera me më shumë para

Armando Sadikut i mbeten edhe 48 orë deri në momentin kur kontrata e tij me Las Palmasin përfundon. Klubi spanjoll i beson sulmuesit elbasanas, teksa i ka ofruar prej disa kohësh rinovimin për një tjetër sezon. Lojtari shqiptar u përshtat mirë me trajnerin e ri, me të cilin shënoi edhe 4 gola. Las Palmas e sheh të vështirë të gjejë një sulmues tjetër me karakteristikat e Sadikut, duke pasur parasysh edhe koston e ulët ekonomike që 31-vjeçari ofron.

Por nga ana tjetër lojtari shqiptar nuk po nxitohet të hedhë firmën e tij. Arsyeja është se në tryezën e tij gjenden propozime të tjera me më shumë para se Las Palmasi, të cilat e joshin për të ardhmen. Megjithatë Sadiku ndihet mirë në skuadrën ishullore, prandaj edhe mundësia e rinovimit nuk duhet përjashtuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *