“Nuk kam fjalë për ta përshkruar”! Po aq i surprizuar sa edhe ne, u shfaq Shpëtim Duro pasi Laçi u përmbys në shtëpi nga Petrokub. Gjithçka po shkonte në përsosmëri te kjo skuadër para ndeshjes së kthimit me moldavët.
Por pjesa e dytë ishte ajo që djallosi gjithçka, duke nisur revolucionin te kurbinasit. Në media raportohet se vetë Shpëtim Duro ka zgjedhur që të jap dorëheqjen, duke mos e përtypur atë që ndodhi në Conference League. /Sport Ekspres/