Sasuolo ka dalë me tre pikë nga transferta e sotme në Leçe. Jeshilzinjtë kanë mposhtur vendasit me rezultatin minimal 0-1. Goli u shënua në minutën e Thorstvedit, i cili tundi rrjetën në minutën e 65 pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Domeniko Berardi.
Titullar në këtë përballje ishte edhe Nedim Bajrami, i cili luajti për 83 minuta në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje të mirë, teksa iu afrua edhe golit në pjesën e parë të takimit. Megjithatë topi nuk e kaloi dot vijën fatale dhe Bajramit i duhet të presë ende për golin e parë me Sasuolon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
LECCE 0X1 SASSUOLO
58′ Kristian Thorstvedt pic.twitter.com/CFZ6QSrkSz— fut.vida (@GUILHER15025745) February 25, 2023