Kategoria e Parë këtë sezon mban aromë Superioreje. Skënderbeu, Dinamo, Apolonia, Lushnja, Flamurtari, Korabi apo Tomori janë vetëm disa prej ekipeve që këtë sezon do të garojnë mes tyre në Kategorinë e Parë. Kalendari ka rezervuar një përballje mjaft fortë si ajo mes Skënderbeut dhe Dinamos, dy klube me një të shkuar të lavdishme nga pas.
Bardhekuqtë nuk kanë mundur të gëzojnë dot tifozët e pranishëm në stadium me një fitore, pasi janë ndalur në një barazim 0-0. Korçarët humbin një shans të artë në minutat shtesë, ku me portën e boshatisur, Sumaila e dërgon topin jashtë portës. Skuadrat ndajnë nga një pikë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Ky është barazimi i dytë radhazi për Skënderbeun, ndërsa Dinamo shkon në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara në total./Halit Delibashi-Sport Ekspres/