4 gola në 8 ndeshje! Gazetari pyet Rejën për Anis Mehmetin, ja sesi përgjigjet trajneri i Shqipërisë

Një prej lojtarëve shqiptarë më në formë aktualisht është edhe Anis Mehmeti. Lojtari 21 vjeçar është pjesë e League One te Wycombe, teksa në këtë sezon të ri ka arritur që të realizojë 4 gola në 8 ndeshje, kryesisht në saj të cilësive të tij individuale.

Mehmeti është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe nuk debutuar ende me Kombëtaren A. Ndërkohë në konferencën e sotme për shtyp të Rejës, trajnerit italian i ka mbërritur një pyetje nga Drilon Xhepollari nëse e njihte këtë element.

“Kemi përpara dy ndeshje shumë të rëndësishme, nuk dua të bëj shumë eksperimente. Kërkoj të ruaj ekuilibrat e grupit dhe nuk dua të grumbullojë shumë lojtarë, pasi disa prej tyre do të përfundonin në tribunë më vonë dhe kjo nuk është gjë e mirë”, u shpreh Reja duke e lënë debutimin e Mehmetit për ndeshjet e tjera, nëse do të vazhdojë të mbajë këtë ritëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online