35 javë pa humbje! Ernest Gjoka kujton kohën e rekordit kur shpalli Kukësin kampion: Aty na kishit dhe nuk na mundët

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kukësi ka arritur të fitojë titullin kampion në Superiore, kur në kohën e verilindorëve ishte Ernest Gjoka. Një rekord i jashtëzakonshëm për verilindorët që nuk njohën asnjë humbje në 35 javët e kampionatit. E vetmja disfatë, nëse mund të quhet e tillë, ishte ajo e javës së fundit kur do të humbiste ndaj Luftëtarit, por fitimi i kampionatit ishte i mbyllur.

Ernest Gjoka e ka kujtuar këtë kohë nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Atje kujtohen 35 javët pa asnjë humbje të vetme, me mbishkrimin: “Aty na kishit dhe nuk na mundët dot”. Ndërkohë Kukësi i këtij sezoni po rrezikon shumë për të dalë pa një biletë në Europë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *