Jo vetëm Stiven Shpendi, tani është edhe vëllai i tij, Cristian, që po shpërthen me Cesenën. Që pas largimit të Stiven drejt Empolit, vëllai i tij ka bërë që mungesa të mos i ndihet te Cesena. 3 gola në 3 ndeshjet e fundit të luajtura dhe 2 gola dhe 2 asist të dhënë në 4 javët e para të kampionatit.
Këto janë statistikat pozitive të Cristian, që ashtu si edhe Shpendi, luan në repartin e sulmi. Madje specialistët e futbollit që i kanë ndjekur të dy vëllezërit në hapat e para janë shprehur se Cristian ka më shumë kualitet se Stiven. Por cila është ëndrra e tyre më e madhe? “Që kur ishim fëmijë, kemi mbështetur Interin. Ne dëshironim që një ditë të luanim në Serinë A për Interin”, tha Stiven. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/