Kalimi i vizitave mjekësore është hapi i fundit për transferimin e lojtarëve, por një rast i çuditshëm vjen nga Belgjika. Mads Fenger nuk arriti të transferohej në radhët e Zulte Varengemit në vitin 2017 dhe arsyeja është krejtësisht e pazakontë. Vetëm 3 centimetra e ndanë nga firma në kontratë. Kjo sepse pas matjeve gjatësia e Fengerit ka rezultuar 183 cm dhe jo 186 cm siç drejtori sportiv i klubit belg e kishte parë në “Wikipedia“. Këtë histori e tregon vetë menaxheri i futbollistit në fjalë, Mads Lund, i cili ka zbuluar prapaskenat për median daneze “Ekstrabladet“.
“Skautët e Zulte Varegemit shpesh vinin në ndeshjet e Randersit nga gushti deri në nëntor për ta parë atë. Ata na e bënë të qartë se do të donin të diskutonin për transferimin. Ai hodhi poshtë ofertat nga Polonia, Suedia dhe Norvegjia. Pranoi kontratën katërvjeçare të Varegemin, e cila ishte në vendin e tretë në kampionatin belg. Ne iu nënshtruam ekzaminimeve mjekësore, por për shkak të “shumës së gabuar, ata anuluan transferimin”.
Ata matën gjatësinë e tij në 183 centimetra dhe menduan se ishte 186 cm i gjatë, sepse e panë në “Wikipedia“. Drejtori i tyre sportiv më dërgoi e-mail dhe në fund të fundit më tha se ishte në pritje të një bashkëpunimi të ardhshëm. E dërguan në shtëpi edhe pse tashmë ishte fotografuar me fanellën e klubit”, ka rrëfyer Mads Lundi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/