Elseid Hysaj është padiskutim një ndër futbollistët më të dalluar në Serinë A për sa i përket rendimentit, por edhe vlerës së kartonit. Në fakt, “kërcimi” që ka bërë është i jashtëzakonshëm, aq sa mbrojtësi shkodran i Shqipërisë, sot shihet si një nga ata futbollistë që kanë një vlerë mbi 50 mln euro dhe që padiskutim mund të thuhet se për Napolin është një thesar për t’u shfrytëzuar, edhe për të krijuar një plusvlerë të çmendur. De Laurentis pagoi vetëm 5,5 mln euro për kartonin e tij nga Empoli dhe sot, klauzola për prishje kontrate ka shkuar në 60 mln euro dhe e vlefshme vetëm për jashtë vendit.
Renditja (milionë euro)
Sakaq, portali ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit CIES Football Observatory ka publikuar listën e 20 lojtarëve më të kushtueshëm në Serinë A. Kjo listë kryesohet nga Paulo Dibala, me vlerë 164.2 milionë euro, ndërsa pas tij renditen Higuain dhe Lorenco Insinje. Edhe Ikardi qëndron pas por sigurisht që befasia qëndron në faktin se Hysaj është i 13-ti dhe pas tij renditen emra si Miralem Pjaniç, Edin Xheko, Naingolan, Beloti apo Dagllas Kosta. Napoli ka më shumë futbollistë se të gjithë, pra pesë të tillë. Shkodrani ka një vlerë 60,1 mln euro.