Egnatia vazhdon që të bëjë merkato në të njëjtin stil si në vitet e fundit në Superiore. Kjo skuadër ka një veçori të madhe që e dallon nga ekipet e tjera. Më kryesorja, fakti që zakonisht nënshkruan me lojtarë të panjohur për Superioren, ndryshe nga skuadrat e tjera që qarkullojnë të njëjtët lojtarë.
Për më tepër, Egnatia godet gjithmonë me futbollistët që nuk kanë luajtur më herët në futbollin shqiptar. Gjithashtu është duke marrë disa lojtarë të rinjë dhe jo ata me cikël të mbyllur. I tillë është edhe afrimi i fundit, 19-vjeçari nga Gana Mohammed Yahaya ka firmosur për 3 sezone me kampionët e Superiores. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/