17-vjeçarët e Shqipërisë thyhen sërish nga Bosnja

Shqipëria U-17 është mundur dhe në testin e dytë miqësor me skuadrën e Bosnje-Hercegovinës. Të besuarit e teknikut Mustedanagiç janë mundur sërish ashtu si pak ditë më parë minimalisht nga paratërinjtë e Bosnjes.

Skuadrës mike i ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e parë, teksa në minutën e 26-të Jusupoviç ka shënuar të vetmin gol të takimit. Ky ishte takim i dytë miqësor që u zhvillua në “Roza Haxhiu” të Lushnjes.

Në këtë mënyrë tekniku boshnjak ka parë nga afër disa nga lojtarët që mund të grumbullojë në kualifikueset e ardhshme. Gjithsesi duhet përmendur se në Bosnje po punohet shumë me skuadrat e moshave dhe Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve është pjesëmarrëse prej 3 edicionesh në Europianin e kësaj grupmoshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *