Kapiteni i Milanit: “Kam përgjegjësi dhe më pëlqen kjo gjë, pasi jam kapiteni i Milanit. Besoja se do të shkonim në Champions, por nëse ndodh sërish, lyej mjekrën të verdhë. Gatuzo rikthehu mentaliteitn
Milani, e shkuara, ambicjet dhe Champions, pa harruar ish-skuadrën, Juventusin dhe episodin e përfolur me Bufon protagonist. Leonardo Bonuçi, që sfidën me Napolin e ndoqi nga tribuna (“Sa e vështirë që ishte, sepse jetoj për ndeshje të tilla, aq sa festova kur Donaruma bëri atë pritje”), ka qenë i ftuar në “Tiki Taka”, emisioni i njohur sportiv te kanali Italia 1, teksa e ka nisur me notën për sezonin kuqezi deri tani: “I jap një 6,5. Objektivi ishte të ktheheshim në Champions dhe pranova këtë sfidë sepse besoja se do t’ia arrinim, por tani është e vështirë por jo një utopi. Siugrisht, duhet t’i fitojmë të gjitha, por nëse e bëjmë, do të lyej mjekrën të verdhë…”.
Pengjet – Finalet e Champions të humbura me Juven ende djegin sepse “të mbërrish në finale është më mirë të fitosh. Në Kardif ndodhi se menduam se ishim më të fortë se Reali. Nëse Juventusi këtë vit do të kishte fituar Champions, atëherë do të kishte qenë goditje psikologjike për mua, por e llogarisja pasi Juventusi mbetet i fortë pavarësisht meje”.
Vërshëllimat – Në “Stadium” u prit si armik dhe tradhëtar, por mbrojtësi e pranon: “Ata që paguajnë biletën kanë të drejtë, edhe pse mua më shumë më motivuan. Edhe te Juventusi e kam bërë këtë gjë, marr përgjegjësi, pasi është pjesë e karakterit, sidomos tani që jam kapiten i Milanit. Nuk është aspak peshë”.
Gatuzo – Nga Montela te Gatuzo, Boni shpjegon ndryshimet: “Çdo trajner ka idetë e tij të futbollit. Montela ka rikthyer në Europë Milanin dhe mendoj se mjafton kaq. Në këtë sezon, megjithatë, pati një ngërç dhe u bëmë të shëmtuar për t’u parë. Kampionat ende i hapur? Napoli ka ende mundësi, por Juventusi ka treguar se është një skuadër jashtë norme. Ndihet mentaliteti i Juventusit, ashtu si ndihet mentaliteti i Milanit tani kur flet Gatuzo”.
Donaruma – “Shumë i fortë, por ka ende mundësi që të rritet dhe ndonjëherë i bërtas apo tërheq veshin, por sepse e dua. Kutrone do të bëjë rrugë, sepse ka atë dëshirë që e karakterizon, ashtu si unë”.
Më keq se Bufon – Edhe pse Juventusi i përket të kaluarës për Leonardo Bonuçin, italiani kohë pas kohe flet për ish-skuadrën e tij. Zonja e Vjetër u eliminua nga Champions nga një penallti në “Bernabeu” që po vazhdon të komentohet dhe 30-vjeçari tha se në rast se do ishte pjesë e bardhezinjve ndoshta nuk do arrinte të mbante vetën. “Ishte një javë e mbushur me emocione, jam shumë i lumtur për Romën dhe shumë i mërzitur për Juventusin”, ka thënë Bonuçi për Premium Sport. “Të shënosh tre gola në Bernabeu nuk ndodh çdo ditë. Në fund kishte moment diskutues, por Juve tregoi se është në nivel të lartë, tani këto incidente mund të ndodhin. “Por, mendova me vetën dhe thash ‘faleminderit zotit që nuk isha aty’ kur ndodhi penalltia pasi ndoshta nuk do të frenoja instinktet e mia”, shtoi ai.