14 gjërat që nuk i dinit për Erling Haland, “tmerri” i gazetarëve dhe shënoi 9 gola në 1 ndeshje

Erling Haland është kryefjala e mediave europiane të futbollit, pas realizimit të dopietës kundër PSG-së. Aspak kohë nuk ka kërkuar “djaloshi magjik” te Dortmundi, duke u ngritur menjëherë në nivelet më të larta.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe 14 detaje të veçanta nga Haland, që ndoshta jo të gjithë i dinë. Për ta nisur nga hapat e parë, atje ku dorën ia dha Ole Gunnar Solskjaer. Në atë kohë do të drejtonte Molden në Norvegji. Debutimi i parë i Haland ka ardhur në moshën 15-vjeç, ndërsa si idhull ka Zlatan Ibrahimoviç, megjithëse kërkon të ndjekë dietën dhe rregullat e Ronaldos. Gjithashtu Haland nuk i pëlqen të flas shumë para kamerave, aqsa bëhet “tmerri” i gazetarëve në përgjigjet që jep pas pyetjeve. /Sport Ekspres/

            • Ka lindur në Leeds të Anglisë dhe përkrahës i flaktë i këtij klubi.
            • Do të thyente rekordin në kërcimin me të gjatë në botë nga një pesëvjeçar.

          • Nëna e tij është kampione e Norvegjisë në heptathlon.
          • Debutoi si profesionist në moshën 15-vjeçare.
          • Dorën e parë ia dha OLE Gunnar Solskjaer kur ishte trajner te Molde.
          • Te Molde njihej me nofkën “Njeriu-fëmijë”.
          • Ëndërrontë të bëhej repist dhe e quante veten si “Flow Kingz”.

        • Nuk përmbahet para kamerave me veprimet e bëra.

      • Ka shënuar 9 gola në një ndeshje të Kupës së Botës me moshën U-20.

    • Idhulli është Zlatan Ibrahimoviç.
    • Dieta dhe rregullat që ndjek janë të Kristiano Ronaldos.
    • Nuk i pëlqejnë shumë intervistat, shpeshherë zgjedh që të përgjigjet shkurt

  • Kënga e preferuar është ajo e Champions League
  • Ka disa rekorde në “Champions League”. Futbollisti me më shumë gola në sezonin si debutues, lojtari më i ri në moshë që ka shënuar tripletë brenda pjesës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *