Sot pasdite Franca përballet me Danimarkën në Kupën e Botës dhe një barazim do të kualifikonte të dyja palët për në turin e ardhshëm.
Kurioz është fakti se pikërisht Danimarka është kombëtarja që i ka shkaktuar turpin më të madh në histori Francës, sepse sfida e parë mes tyre u regjistrua në vitin 1908, në Lojrat Olimpike.
Danezët luanin ndeshjen e dytë ndërkombëtare në histori dhe vendosën një rekord të çmendur: sfida kundër francezëve, luajtur në Ëhite City Stadium në Londër, përfundoi 17-1 për skandinavët.
Nuk mbaron këtu, sepse ndeshja e parë e Danimarkës në histori u luajt kundër Francës B, pak ditë para sfidës kundër Francës A, kombëtarja e vetme që garonte me 2 ekipe në Olimpiada. Përballja Danimarkë-Franca B përfundoi 9-0, por në fund Danimarka nuk arriti ta merrte medaljen e artë, sepse u mund 2-0 në finale nga Britania e Madhe.