Xhaka shpalosi nervat e origjinës me tifozët e tij, trajneri: Dua të jem i qetë, por ka gabuar

Një përplasje si asnjëherë më parë ishte ajo e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit. Teksa Crystal Palace arriti të barazonte me rezultatin 2-2 në pjesën e dytë, pasi ishin duke humbur në shifrat 2-0, erdhi edhe zëvendësimi i mesfushorit shqiptar.

Si për të treguar nervat e origjinës, nisi të nxiste vërshëllimat e tifozëve të Arsenalit kundër tij. Gjeste të pahijshme dhe heqja e fanellës kanë bërë që të kritikohet pafundësisht në Angli. Ndërkohë kur trajneri Emery pyetet mbi këtë veprim të Xhakës, ka ardhur erdhe përgjigja:

“Ka gabuar. Unë dua të jem i qetë, por ka gabuar. Do të flasim në privatësi. Dhe unë kam pasur situata të ngjashme, por kur tifozët na kritikojnë ne duhet të ngrihemi në këmbë dhe të rrimë të qetë. Për ata po punojmë dhe duhet t’i duartrokasim dhe kur na kritikojnë”, ka thënë Emery. /Sport Ekspres/