VIDEO/ Me lojtarët më të dashur të tifozëve, Kukësi shfaqet ndryshe para Partizanit

 

Kukësi do të ndeshet ndaj Partizanit, në kryefjalën e ndeshjes së ardhshme sa i përket Superiores. Të dyja ekipet vijnë pas rezultateve zhgënjyese, përkatësisht në transfertat në Gjirokastër dhe në Korçë.

Ndërkohë verilindorët kanë menduar që ta shfaqin “forcën” e tyre në një mënyre pak më ndryshe. Pak minuta më parë është publikuar një video ku shfaqen disa prej lojtarëve më të dashur nga tifozët. Flitet këtu për Abazajn, Musollin, Et’hemin, Shkurtajn, por edhe për portierin Xhika. Të gjithë këta futbollistë janë shfaqur në promon e skuadrës. /Sport Ekspres/