VIDEO/ Kur tërmeti ndërpreu ndeshjen, shihni kaosin gjatë Partizani-Bylis

Në ditën e sotme është shumë e vështirë të flitet vetëm për futboll, ndërsa një lëkundje e fuqishme tërmeti ka përshkruar gjithë Shqipërinë, me epiqendër Durrësin. Sigurisht që edhe në Tiranë u ndie në masë të madhe, madje duke ndërprerë edhe takimin mes Partizanit dhe Bylisit, që përfundoi në shifrat 1-1.

Në ndërprerjen e parë të kësaj përballje, flitej edhe për tërmetin më të fuqishëm, që solli kaos në gjithë stadiumin. “Selman Stërmasi” ka sipasojë edhe ambientet e brendshme të krisura, ndërsa tifozët po vraponin për të lënë shkallët e stadiumit. Arbitri i ndeshjes sinjalizoi menjëherë ndërprerje, sapo situata të rikthehej në kontroll. /Sport Ekspres/

Ja si përjetohet në stadiumin Selman Stermasi lëkundja e tërmetit gjatë transmetimit të @digitalb_official të ndeshjes @fkpartizani @bylis_ballsh

Gepostet von Procesi Sportiv am Samstag, 21. September 2019