Trajneri Lerda tregon gëzimin ndaj Vorës: Futbollistët pa minuta dhe mungesa e dëmtimeve

Partizani ka arritur të fitojë me rezultati 1-0 ndaj Vorës, falë golit të realizuar nga ana e  Telushit. Të kuqtë arrijnë të kalojnë në fazën tjetër të Kupës, ndërsa trajneri Lerda shprehet se në ambientin e ekipit të tij mbizotëron gjithmonë qetësia.

Ndërkohë ndaj Vorës është parë gjendja fizike e lojtarëve që nuk kanë pasur minuta, për t’i ofruar një përshtypje më të mirë trajnerit Lerda. Në një prononcim për “RTSH Sport”, trajneri i Partizanit ka thënë:

“Ndeshja e sotme më ka ndihmuar që të shoh kondicionin fizik të lojtarëve që nuk kishin minuta. Sigurisht që kur ndeshja mbyllet dhe pa asnjë dëmtim, atëherë mund të quhet mirë për ne. Ambienti ka qenë i qetë gjithmonë, lojtarët kanë punuar me njëri-tjetri në mënyrë të tillë, megjithëse derbi na qetësoi edhe më shumë”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/