Sulmuesi kryesor i Skënderbeut, Ali Soue, nuk luajti fare ndaj Vllaznisë, por e fitoi garën në distancë me Sindrit Gurin. Pas ndeshjes së sotme sulmuesi në pronësi të Kievos foli në Supersport.
“Nuk jam mësuar t’i shoh ndeshjet nga tribuna, isha pak në tension, sepse doja të isha në fushë. Megjithatë, jam i kënaqur që jam shpallur shënuesi më i mirë në Superiore, duke fituar trofeun e Kupës së Artë.
“Kupa? Është një finale ku dua të jem, do të bëj të pamundurën, edhe pse kam disa probleme prej ditësh, për një dëmtim në gju. Duhet parë përgjigja e rezonancës dhe si do ndihem në stërvitje.
“E ardhmja? Nuk e di, unë jam në huazim dhe do të kthehem te Kievo, ndërsa më pas të shohim. Jam i kënaqur që Kievo mbijetoi në Serinë A, edhe pse vuajti pak”.